Sport

Euro 2020, sot ndeshjet e Grupit D, deri tani 11 skuadra të kualifikuara!

Europiani 2020 vijon sot me dy sfida të Grupit D. Në orën 21:00 nisin përballjet Çeki-Angli dhe Kroaci-Skoci. Ende pa luajtur, në këtë grup e kanë prerë biletën Çekia e Anglia që kanë nga 4 pikë ndërsa Kroacia e Skocia, nga 1. Ndërkaq, ka shkuar në 11 numri i ekipeve të kualifikuara për në fazën tjetër.

Italia, Uellsi, Zvicra, Belgjika, Danimarka, Holanda, Austria, Çekia, Anglia, Suedia dhe Franca. Për të plotësuar 16-shen e totalit të skuadrave të kualifikuara pritet t’iu shtohen edhe pesë e kjo do të mësohet sot dhe nesër.

Ishin rezultatet e ndeshjeve të djeshme të Grupit B në Euro 2020 që krahas Belgjikës e Danimarkës si dy skuadra të kualifikuara, mundësuan zbulimin e pesë ekipeve të tjerë në grupet ku bëjnë pjesë dhe që matematikisht siguruan kalimin për në fazën me eliminim direkt.

Rezultatet e takimeve të djeshme në Grupin B:

Finlandë-Belgjikë 0-2
Rusi-Danimarkë 1-4

Klasifikimi në Grupin B:

Belgjika 9 pikë (e kualifikuar)
Danimarka 3 pikë (e kualifikuar)
Finlanda 3 pikë (në garë si e treta më e mirë)
Rusia 3 pikë

Ndeshjet e luajtura në Grupin B:

Danimarkë-Finlandë 0-1, Belgjikë-Rusi 3-0, Finlandë-Rusi 0-1, Danirmarkë-Belgjikë 1-2, Finlandë-Belgjikë 0-2 e Rusi-Danimarkë 1-4.

Ndeshjet kanë përfunduar edhe për grupet A e C.

Renditja në Grupin A:

Italia 9 pikë (e kualifikuar)
Uellsi 4 pikë (i kualifikuar)
Zvicra 4 pikë (e kualifikuar mes të tretave më të mira)
Turqia 0 pikë

Ndeshjet e luajtura në Grupin A:

Turqi-Itali 0-3, Uells-Zvicër 1-1, Turqi-Uells 0-2, Itali-Zvicër 3-0, Itali-Uells 1-0 e Zvicër-Turqi 3-1.

Renditja në Grupin C:

Holanda 9 pikë (e kualifikuar)
Austria 6 pikë (e kualifikuar)
Ukraina 3 pikë (në garë si e treta më e mirë)
Maqedonia e Veriut 0 pikë

Ndeshjet e luajtura në Grupin C:

Austri-Maqedoni e Veriut 3-1, Holandë-Ukrainë 3-2, Ukrainë-Maqedoni e Veriut 2-1, Holandë-Austri 2-0, Ukrainë-Austri 0-1 dhe Maqedoni e Veriut-Holandë 0-3.