Gjesti ka folur mbrëmë gjatë ‘prime’ për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në ditën e të dashuruarve. Ai tha se me të ka përjetuar emocione dhe kujtime që thotë se kurrë më nuk do t’i përjetojë. Lidhur me këtë raport e jo vetëm, u shpreh miku i tij, Dj Gimbo, i ftuar sot në “Big Brother Vip Fan Club”.
Gjesti ka thënë që Diellza e ka ndihmuar atë dhe 5 shokë, ti a ke qenë?
Po, unë kam qenë në mesin e shokëve.
Si ishte kjo ndihma?
Është e vërtetë çfarë ka folur Gjesti për Diellzën. Kemi qenë gjithsej 5 miq, ndihma ka qenë kur kemi pasur kohë të këqija, dikush nuk ka pasur punë. Ka qenë një kohë kur Gjesti nuk ka pasur të ardhura. Njerëzit kanë dhënë deklarata të pavërteta për Gjestin, nuk kam pasur asnjë kontakt me Diellzën që prej kohës që janë ndarë. Unë Diellzën e kam respektuar prej Gjestit, nuk e mohoj asnjëherë ndihmën prej saj. Deklaratat për dhunë, nuk mendoj se ka nevojë për komente. Secili çift ka mosmarrëveshje.