Showbiz

Do të festojë ditëlindjen apo do të martohet në fshehtësi?! Kylie Jenner na bën konfuzë të gjithëve

Më datë 10 gusht është ditëlindja e saj dhe përgatitjet duken se kanë nisur shumë më herët.

Këtë detaj e kuptuam nga surpriza që Travis Scott i bëri 2 ditë më parë duke i’a mbuluar të gjithë shtëpinë me petale trëndafilash.

Reperi na bëri të ditur se surprizat për Kylie Jenner sapo kanë nisur ndërkohë që festa e ditëlindjes së saj do të mbahet në një jaht i marrë me qira që kushton plot 1 milion dollarë.

Teksa ambienti i jahtit po bëhet gati, një paparac shkrepi një foto e cila po bën na bën të dyshojmë qëllimin e kësaj feste kaq private dhe larg syrit të publikut.

Në foto shfaqet dikush që po mban me shumë kujdes një fustan të bardhë shumë të ngjashëm me atë të një nuseje. A mos ndoshta Kylie dhe Travis do të lidhin kurorë por po përpiqen ta mbajnë të fshehtë?!