Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, pasi prezantoi koleksionin e saj më të ri të rrobave të banjës në bashkëpunim me markën “Frankies Bikinis”.
Ylli i reality show dhe sipërmarrësja publikoi një seri videosh promovuese, ku shfaqet me bikini tepër të vogla nga koleksioni i ri “Fever Dream”, që do të dalë në shitje më 14 korrik.
Në xhirimet promocionale, Kylie pozon së bashku me themeluesen e “Frankies Bikinis”, Francesca Aiello.
Të dyja prezantojnë modele me prerje minimale, duke përfshirë bikini me efekt lëkure, variante me motive leopardi, gjarpri dhe kamuflazhi, si edhe modele në nuanca rozë dhe të zezë.
Francesca Aiello zbuloi se frymëzimi për koleksionin erdhi nga Los Anxhelesi dhe veshjet vintage që ajo dhe Kylie kanë në garderobat e tyre.
Kylie dhe unë u frymëzuam nga dashuria për qytetin tonë. Kërkuam në garderobat tona personale pjesë vintage që pasqyronin stilin unik dhe sensual të Los Anxhelosit, duke krijuar një koleksion me motive të guximshme, detaje argëtuese dhe silueta femërore
-tha ajo.
Edhe Kylie ndau entuziazmin për bashkëpunimin e dytë me markën.
Raundi i dytë me Francesca Aiello është disi edhe më ëndërrimtar këtë herë. Jam shumë e emocionuar që më në fund po ndajmë koleksionin tonë të dytë Khy x Frankies Bikinis me ju
-shkroi ajo në Instagram.
Ky është bashkëpunimi i dytë mes Khy dhe Frankies Bikinis, pas suksesit të koleksionit të parë të prezantuar vitin e kaluar, i cili u frymëzua nga estetika e të brendshmeve vintage dhe u shit në një kohë shumë të shkurtër.