Kylie Jenner ka rrëmbyer sërish vëmendjen e ndjekësve me një set fotografik provokues, teksa prezantoi koleksionin më të ri të markës së saj të modës, KHY.
Sipërmarrësja dhe ylli televiziv 28-vjeçar u shfaq me bikini rozë metalike, duke pozuar nën një spërkatës uji, ndërsa në disa fotografi të tjera u pa e veshur me një komplet të zi, pjesë e bashkëpunimit më të fundit mes KHY dhe markës së njohur “Frankies Bikinis”, shkruan DailyMail.
Pamjet u publikuan në llogarinë e saj në Instagram, ku Kylie ndau edhe emocionet për rikthimin e bashkëpunimit me Francesca Aiello, themeluesen e “Frankies Bikinis”.
Është shumë kënaqësi të krijosh me miqtë dhe të shohësh njëri-tjetrin duke bërë atë që duam
-shkroi ajo krahas fotografive.
Koleksioni i ri sjell modele bikini dhe veshje plazhi me frymëzim nga estetika e viteve 2000, me materiale metalike, prerje moderne dhe ngjyra të theksuara, duke synuar sezonin veror.
Prej disa vitesh, Kylie Jenner është fokusuar jo vetëm te karriera televizive, por edhe te zgjerimi i bizneseve të saj. Përveç markës së modës KHY, ajo drejton edhe kompani të suksesshme si Kylie Cosmetics, Kylie Skin dhe Kylie Baby, duke u renditur ndër sipërmarrëset më të njohura në industrinë globale të bukurisë dhe modës.
Postimi i saj u mbush menjëherë me miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat, të cilët vlerësuan paraqitjen e saj dhe mezi presin lançimin zyrtar të koleksionit të ri.