Celebrities Film & Tv Gossip Lajmet e fundit Showbiz

“Do të hyjë në BBV?”/ Ina Aderi flet për raportin me Kejisin dhe hyrjen e Stelinës: Jemi takuar…

Ina Aderi, konkurrente e “Për’Puthen”, teksa ishte e ftuar në “Fan Club” në Top Channel deklaroi se do të donte të behej pjesë e formatit më të madh televiziv. Ajo foli për Kejisin dhe Stelinën, të dy pjesë e “Për’Puthen”. Ina tregoi se ishte takuar me Kejisin para se ai të hynte në BBV, ku e kishte këshilluar të ruante qetësinë dhe të tregonte anën e tij më të mirë. Pjesë nga biseda në studio:

Ina Aderi: E kam ndjekur që nga fillimi, madje e kam ditur për hyrjen e Kejisit. Kemi pasur komunikim para se të hynte. Ai është një djalë që ka shumë për të dhënë. Sa për prurjet e reja, që priten, që parashikohen të jenë pjesë e BBV… unë dhe Kejisi kemi raport shumë të mirë miqësore.  Ne jemi vetëm miq. E vetmja këshillë që i kam dhënë është që të ruante qetësinë dhe të tregonte anën e tij më të mirë pasi realisht ka shumë për të treguar në atë program. Në raport me gocat nuk kam ndërhyrë.

Françeska Murati: A do të hyje në BBV?

Ina Aderi: Do të isha bërë pjesë, por do të hyja për emrin tim. Unë s’jam fans i askujt. As për të supportuar njeri, e kem marrë ftesën me emër dhe mbiemër. Si do jetë në raport me Stelinën? E pashë reagimin e tij duke qeshur. Ishte një marrëdhënie që përfundoi.

Françeska Murati: Përfundoi për shkakun tënd

Ina Aderi: Jo! Nuk ka qenë kështu. Unë nuk isha pjesë e mosmarrëveshjeve e tyre.