Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Stenaldo, ishte i ftuar ditën e djeshme në “Fan Club”, ku ka folur për herë të parë për ish-të dashurën e tij. Gjatë bisedës ai është shprehur se ka qenë një lidhje rreth 7-8 muajsh dhe se për të ka qenë pak e vështirë pasi ai me ish-të dashurën jetonin në qytete të ndryshme.
“Është bukur të dashurosh, lidhja që unë kam pasur ka qenë lidhje e gjatë, ka zgjatur 7-8 muaj, ne ishim larg edhe ajo ishte një gocë shumë, shumë e bukur dhe nuk kishte nevojë ta shikoje për të thënë që është e bukur. Historia më e bukur për jetën time, por jo e vetmja. Ne bënim rrugët me tren për t’u takuar me njëri-tjetrin pasi jetonim larg”, tha Stenaldo.
I pyetur nga moderatorja Kiara Tito në lidhje me vëllain e tij, ai është shprehur se më të do të takohet shumë shpejt.
“Disa gjëra në jetën e çdokujt janë shumë të dhimbshme edhe meritojnë të jenë private. Unë edhe Xhoel do takohemi shpejt edhe dua të kem një bisedë shumë të gjatë me të”, tha ish-banori.