Një situatë e tensionuar ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother, kur një Zarf i Zi ka sjellë një vendim të papritur dhe të fortë për një nga banorët. Zarfet e Zi janë gjithmonë të lidhura me masa të rrepta dhe të papritura, dhe kësaj here ato njoftuan largimin e menjëhershëm të Jozit nga shtëpia. Lajmi ka tronditur disa nga banorët dhe ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm në shtëpi. Arsyeja për këtë vendim drastik ka të bëjë me sjelljet e papranueshme dhe ofenduese që Jozi ka shfaqur ndaj Gjestit gjatë ditëve të fundit. Gjatë një momenti të nxehtë, Jozi ka përdorur një fjalor shumë të rëndë, duke e quajtur Gjestin “kopil shkine”, një term që ka shkaktuar indinjatën e disa banorëve.
Vetëm disa ditë më pas, G-Bani është përjashtuar nga gara, kjo si masë e ndërmarrë kundrejt dhunës e cila është rreptësisht e ndaluar në çdolloj forme dhe në çdo situatë. “Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G-Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet!”, lajmëroi “Vëllai i Madh” përmes një Zarfi të Zi për banorët!
Të ftuar sot gjatë ‘prime’ të “BBV4”, dy ish-banorët komentuan këto situata. Ndërkohë, ajo që është vënë re, është fakti se të dy ishin veshur me të zeza, me aksesor të vetëm një varëse floriri. Ish-banorët disi ‘kanë bërëë xing’ me look-un e tyre në ‘prime-n’ e sotëm.