Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Kështu deklaroi Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë. “Cila është sfida kryesore sot? Do të isha i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen dh e arrestimin ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj.Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Urdhër arresti janë lëshuar për Klement Balili dhe Arbër Çekaj po ata duhet të kapen. Kryebashkiaku Fran Frokaj dhe ish kryebashkiaku Elvis Roshi po ndiqen penalisht”, tha Lu. “Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”, apeloi ai.