Sport

Dorëheqja që pritet te Reali, Ançeloti thotë fjalën e tij: Dua të largohem me presidentin Perez

Lajmi i bujshëm për Realin dje ishte Ançeloti, që tregohej se do e mbyllte si trajner në Madrid. Një largim që do të konkretizohej pas përfundimit të këtij sezoni.

Vetë Ançeloti i ka mohuar këto zëra. Tekniku i Realit tha se dëshiron të largohet bashkë me presidentin Perez, kur ky i fundit ta mbyllë.

LEXO EDHE: Qazim Laçi para sfidës me Interin: Nuk kam folur me Asllanin! Jam me Milanin, prandaj…
“Jo, dua të jem shumë i qartë. Nuk do vendos një datë për largimin tim, nuk do të ndodhë kurrë.

Një ditë do të largohem, por nuk e di se kur. Nuk do e vendos atë. Mund të jetë nesër, në pak ndeshje, një vit ose pesë. Perez do vazhdojë këtu për 4 vite më shumë, dhe objektivi im është të arrij këto 4 vite, kështu që mund të largohemi bashkë”, tha Ançeloti.

LEXO EDHE: Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, ja trajneri i ri që e zëvendëson!
Tekniku italian ka gjithë besimin e presidentit të Realit, por dy disfatat me Barcelonën i kanë trazuar disi ujërat.