Showbiz

Drama e të kënduarit me ‘playback’, Rita Ora sqaron një herë e mirë situatën

Ditën e djeshme si vlerësim për publikimin e albumit të saj më të ri Rita Ora ka qenë e ftuar për të performuar në paradën që u mbajt për Ditën e Falenderimeve në New York.

Këngëtarja me origjinë shqiptare menjëherë pasi u bë pjesë e kësaj parade mori kritika shumë të ashpra madje u tall nga publiku për faktin se nuk këndoi live por lëvizte buzët me ‘playback’ madje as këtë gjë nuk ishte e zonja ta bënte mirë.

Teksa të gjithë ngritën pyetjen nëse është apo jo e aftë Rita që të këndojë live, ka ardhur edhe shpjegimi nga John Legend që më pas ajo e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Gjatë kësaj parade të gjithë duhet të këndojmë me ‘playback’ pasi nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar mjetet teknike që nevojiten për të kënduar live. Është fakt. Nëse vini në ndonjë nga shfaqjet e mia do të shihni se çdo gjë është 100% live” ,-shkruan këngëtari në Twitter një postim që Rita më pas e ka shpërndarë edhe për veten e saj.