Prej 6 javësh Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar vazhdon të mos i pajisë me certifikatë sigurie deputetët e opozitës në Komision. Në denoncimin e tij për median, anëtari Enkelejd Alibeaj tha se kjo po ndodh pa asnjë arsye ligjore dhe për demokratët ky bllokim është me urdhër të Edi Ramës. “Pa certifikatën e sigurisë, ne nuk mund të shohim dokumentet sekretë që kanë filluar të vijnë nga disa institucione” u shpreh Alibeaj.