Së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur në mbarë botën, Dua Lipa, ka dhënë një intervistë për CNN, ku flet për muzikën dhe refugjatët.
Gjatë kësaj interviste 23-vjeçarja është ndalur për të shpjeguar edhe një herë kuptimin e emrit të saj dhe më pas ka folur për vështirësitë që familja e saj kaloi gjatë emigrimit në Britaninë e Madhe.
“Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë” ,-tha ajo duke shtuar, “Unë e di se çfarë do të thotë të emigrosh pasi e kam përjetuar që e vogël”.
Gazetarja e CNN më pas e ka vënë Duan disi në pozitë duke e bërë të zgjedhë mes Londrës dhe Prishtinës dhe megjithëse ajo e do e shumë kryeqytetin e Anglisë, Prishtina zë një vend të veçantë në zemrën e saj.