Sukseset e saj nuk dinë të ndalen. Së fundmi, artistja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte e pranishme në “Pandora Live”, ku performoi disa prej hiteve të saj më të reja. Dua kishte veshur një fustan të zi prej lëkure, dhe dukej shumë joshëse.
https://www.instagram.com/p/CJMNJSAMJQB/?utm_source=ig_embed
Diva e muzikës pop gjatë 2020-ës publikoi albumin “Future Nostalgia”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm. Ky vit i vështirë, si për shumë të tjerë, edhe për këngëtaren me origjinë shqiptare, nuk shkoi siç e kishte planifikuar. Megjithatë, pavarësisht faktit se nuk mbajti koncerte, “Future Nostalgia” rezultoi shumë i suksesshëm. Shumë prej mediumeve më prestigjioze në botë, e kanë listuar albumin e këngëtares shqiptare, si më të mirin për këtë vit.