Dua Lipa është një nga të famshmit britanikë që ka pasur nevojë të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.
Aktualisht, bilanci i viktimave ka arritur në 10 persona, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Po ashtu, të prekur nga zjarret janë edhe disa emra të njohur të showbiz-it, si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.
Në një postim të fundit në Instagram, Dua Lipa ka ndarë shqetësimin e saj për situatën e rëndë, duke e cilësuar këtë periudhë si “ditë të frikshme”.
Ajo ka siguruar gjithashtu fansat se është e sigurt dhe ka mundur të largohet nga qyteti.
Shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë ata që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre