UEFA njoftoi se mbrëmjen e 26 majit në Kiev, ku do të luhet finalja e Champions League, mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit do të performojë këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. Në një video me pak sekuenca të këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa është lënë në hije për të mos u njohur, por me këngën e saj ‘New rules’ në sfond. Zyrtarisht detajet e ceremonisë në “Oliimpiko” do të publikohen më 8 maj.