Duke i’u përshtatur më së miri temës së ekstravagancës dhe ekzagjërimit, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa, shfaqet për herë të parë në Met Gala 2019.
Bukuroshja dhe i dashuri i saj Isaac Carew parakaluan në tapetin e kuq në muzeun “Metropolitan”, veshjet e të cilëve u pëlqyen dhe u komentuan pozitivisht në media.
Dua ishte e veshur e gjitha me Versace ndërkohë që modeli voluminoz i flokëve i rrinte mjaft mirë me look-un në tërësi.