Showbiz

Dua Lipa publikon projektin më të ri muzikor, zbulon një tjetër surprizë për fansat e saj

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, vetëm pak orë më parë ka publikuar projektin e shumëpritur muzikor “Don’t Start Now” e zhanerit ‘dance’.

Ajo ka publikuar vetëm versionin audio pasi klipi do të vonojë edhe për 24 orë. Në një intervistë të dhënë së fundmi 23-vjeçarja rrëfeu se ka punuar shumë për albumin e saj të dytë pasi edhe pritshmëria ishte më e madhe pas albumit të parë që quhej Dua Lipa.

Në një intervistë për median britanike, këngëtarja zbuloi gjithashtu se në të ardhmen mund të bashkëpunojë me Miley Cyrus për një projekt muzikor. Dy artistet të cilat janë edhe mikesha kanë folur për të sjellë një prurje por që ende nuk janë bërë bashkë për ta realizuar atë.

Megjithatë, Dua Lipa na premtoi se në të ardhmen kjo gjë do të ndodhë.