Showbiz

Dua Lipa viziton kampet e refugjatëve në Liban: “Kam një lidhje personale me të gjithë refugjatët”

Dua Lipa së fundmi është shpallur ambasadore e refugjatëve në Liban ku gjithashtu ka bërë edhe një vizitë 3-ditore për të vizituar kampet e tyre.

Gjatë vizitës së saj, Dua është njohur me historitë e tyre, vështirësitë me të cilat përballen dhe kushtet e vështira të jetesës sidomos për fëmijët e vegjël.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare rrëfeu se ndjen që ka një lidhje personale me refugjatët të cilët duhet të përshtaten me çdo rrethanë për të mbijetuar. Kjo është diçka me të cilën është përshtatur edhe familja e saj.