Tashmë është zyrtare, Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy artistet e para shqiptare që priten të performojnë në sfilatën më të rëndësishme të vitit, atë “Victoria’s Secret Fashion Show”.
Sfilata e cila këtë vit do të mbahet në New York do të ketë më shumë të ftuar special se të gjitha vitet e tjera e gjithashtu edhe më shumë modele.
Rreth 60 engjëj nga e gjithë bota priten të parakalojnë në pasarelën më të famshme, atë që të gjithë e quajnë parajsa në tokë. Këtë vit 2 nga engjëjt zyrtarë rikthehen pas 2 vitesh shkëputje, tashmë edhe nëna më dy fëmijë, Behati Prinsloo dhe Candice Swanepoel.
Krahas Ritës dhe Bebes, në skenë gjithashtu do të ngjiten; Halsey, The Chainsmokers, Kelsea Ballerini, EDM dhe grupi britanik i rrokut The Struts. E gjithë shfaqja do të regjistrohet më 8 nëntor dhe do të transmetohet në CBS më 2 dhjetor.