Bota

Dy motorë uji përplasen fuqishëm, “fluturojnë” shoferët…

Dy motorë uji janë përplasur “kokë më kokë” në det, duke bërë që shoferët të fluturojnë disa metra në lartësi . Ngjarja ka ndodhur përgjatë një lumi në Otava në Ontaria të Kanadasë.

Dy shoferët e motorëve të ujit u përplasën, teksa po bënin akrobaci dhe njëri nga shoferët nuk arriti dot të menaxhonte shpejtësinë duke bërë që mjeti ti dalë jashtë kontrollit. Fatmirësisht askush nuk u lëndua gjatë incidentit.