Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e diel në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ai është paraqitur në spital me shenja të helmimit. Për shkak të gjendjes së rëndë, mjekët e kanë dërguar në repartin e reanimacionit ku pas pak ka ndërruar jetë.
Fëmija është nga fshati Mjede, në Vaun e Dejës.
Më vonë, me të njëjtat simptoma edhe e motra e tij është nisur për në Tiranë në gjendje të rëndë.
Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë ku do të zhvillohen hetimet.
LEXO EDHE: U qëllua me armë zjarri nga bashkëjetuesi, ndërron jetë në spital Anila Prendushi!
Policia e Shkodrës ka reaguar pas raportimit të lajmit tragjik, të vdekjes së një 3-vjeçari në duart e mjekëve në spitalin e këtij qyteti.
Sipas policisë, më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine.
Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.
Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit.