Sport

E BUJSHME/ Juventus kërkon huazimin e sulmuesit brazilian të Realit, Alonso nuk është kundër!

Juventusi po përgatit lëvizjet e para të merkatos dhe duket se fokusin e ka që të sigurojë lojtarë në huazim. Në mediat spanjolle, është zbuluar lëvizja e bujshme e klubit italian, që kërkon një lojtar nga Real Madrid.

Në emisionin “El Chiringuito”, është zbuluar se bardhezinjtë kanë kërkuar huazimin për sezonin e  ardhshëm të sulmuesit brazilian Endrik, i cili nuk po ia del të shpërthejë në radhët e “los blancos”. Paralelisht me këtë informacion, është mësuar se Çabi Alonso nuk ka qenë kundër idesë, për sa kohë që Reali i afronte një tjetër alternativë për repartin e avancuar.

Endrik u transferua në verën e kaluar te Real Madrid, ku ka luajtur në këtë sezon 22 ndeshje në La Liga, duke shënuar vetëm 1 gol. Po 1 gol ka qenë bilanci i tij në 9 ndeshje në Ligën e Kampioneve, ndërsa në Kupën e Mbretit ka qenë më rezultativ duke shënuar 5 herë.