Sport

Situata e pazakontë në Seria A, mund të vendosë një monedhe!

Seria A ka dhe një javë për të luajtur dhe gjithçka mbetet e hapur për titullin kampion, mbijetesën dhe pjesëmarrjen në Champions. Ekziston një skenar për garën në Champions ku i kualifikuari i katërt do të siguronte pjesëmarrjen përmes… monedhës.

Napoli, Interi dhe Atalanta kanë siguruar vendin e tyre. Në garë janë Juventusi, Lacio dhe Roma. Aktualisht “Zonja” ka një pikë më tepër se Roma dhe dy më shumë se Lacio.

LEXO EDHE: La Liga/ Tjetër supergol i Yamal, por Barcelona pëson disfatë në shtëpi! Mbappe & Bellingham i sjellin tre pikët Realit!

Që gjithçka të vendoset nga monedha, fillimisht Lacio nuk duhet të fitojë ndeshjen e tij. Më pas Juventusi duhet të humbasë 3 me 0 ndaj Venecias, ndërsa Roma të barazojë 1 me 1 përballë Torinos.

Roma dhe Juventusi kanë barazuar në përballjet mes tyre. Po ashtu diferenca e golave do të ishte +19 për të dyja skuadrat dhe golat e shënuar 55. Për këtë do të nevojitej shorti, që të vendosej cila prej dy skuadrave zë vendin e mbetur në Champions.

LEXO EDHE: Goli i Declan Rice mjafton, Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm!

E njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse Venecia mposht 4 me 1 Juventusin, ndërsa Roma barazon 2 me 2 ndeshjen e saj. Dhe kështu me radhë. Pavarësisht se skenari duket i pabesueshëm, në Itali po vlerësojnë çdo situatë.