Sport

E KRYER/ Arrihet akordi, Barcelona u dorëzua menjëherë pasi Reali u fut në garë

Tashmë është e kryer. Bernardo Silva ka zgjedhur që të transferohet te Real Madrid, që përfiton nga përfundimi i kontratës me Mançester Sitin.

Kontrata është 2-vjeçare, por me opsion rinovimi edhe një vit tjetër. Barcelona mbetet e shtangur nga ky vendim i portugezit, i cili ishte pranë firmës me katalanasit.

Te Reali po punojnë që të shtojnë eksperiencë pas emërimit të Zhoze Murinjos. Denzel Dumfris dhe Konate janë dy lojtarë me të cilët po ashtu është arritur akordi.

Silva është një forcë e shtuar për mesfushën dhe sulmin. Objektiv është rikthimi te trofetë, që munguan në dy edicionet e fundit.