Showbiz

E dashura e re e Brad Pitt është e martuar…

Ditët e fundit në median rozë flitet vetëm për marrëdhënien e re të Brad Pitt me modelen gjermane Nicola Potularski.

Teksa dyshja po shijojnë disa ditë pushimi në jug të Francës, mediat i kanë hyrë kërkimeve të thella për të zbuluar më shumë prej saj dhe mësohet se bukuroshja në të vërtetë është e martuar.

27-vjeçarja është në një martesë të hapur me Roland Mary, pronari i një restoranti të njohur në gjermani i quajtur “Borchardt”. Ata kanë edhe një djalë me emrin Emil.

Pavarësisht martesës, prej një viti Nicola ka mbajtur marrëdhënie romantike me Brad Pitt që u mahnit pas saj gjatë xhirimeve të “Once Upon a Time in Hollywood”.

Bashkëshorti i modeles nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje me mediat por përfaqësues të tij kanë thënë se ai është njeri shumë filozofik dhe e shikon me sy tjetër jetën dhe martesën.