Showbiz

E ka të pamundur të përballojë famën, Justin Bieber në depresion

Orë më parë revista prestigjose “People” ka lajmëruar se Justin Bieber po kurohet nga depresioni.

Hailey Bieber është fotografuar e vetme duke shëtitur në New York teksa bashkëshorti i saj gjendej në terapi.

Sipas revistës, këngëtari kanadez ka rënë në depresion pasi nuk e përballon dot famën dhe faktin se kudo që shkon ka njerëz që e rrethojnë dhe shumë të tjerë që e bezdisin.

Fatmirësisht si dy të sapomartuar, jeta e tyre bashkëshortore nuk ka aspak probleme madje po të mos ishte për Haileyn, jeta e Justin do të ishte edhe më e vështirë.