Ashtu si në NFL, edhe në finalen e Botërorit 2026 u zhvillua një spektakël në mesin e pjesëve. Ky spektakël në fushë u hap nga artistja ikonike, Madonna, e cila u shoqërua nga Ronaldo Fenomeni dhe Ronaldinho.
Spektakli më pas u shoqërua nga një koreografi fantastike e orkestrës në fushë, së bashku me “vozitjen” e vikingëve të Norvegjisë.
Menjëherë pas saj në skenë u ngjitën këngëtarët koreanë të BTS dhe yllit të pop-it Justin Bieber.
Në fund vëmendjen e mori Shakira dhe Burna Boy, të cilët performuan klolonën zanore të Botërorit, “Dai Dai”. Ky spektakël u ndoq nga mijëra tifozë të pranishëm në stadium dhe shumë personalitete të njohura, si Donald Trump e Gianni Infantino.