Botë e Çuditshme Lifestyle

E keni vendosur emrin e fëmijës suaj edhe pse akoma nuk ka lindur?! Arsyet pse nuk duhet t’ja tregoni askujt!

Është e rëndësishme ta mbani sekret emrin para lindjes së foshnjës. Përse do thoni ju?! Pikësëpari është një surprizë e këndshme. Mund t’ju bindin për të ndryshuar emrin. Nëse nuk doni që familja, miqtë apo edhe të tjerët t’ju ndryshojnë mendjen për të ndryshuar emrin, është më mirë ta mbani të fshehtë. Edhe pse njerëzit mundohen të mos e shprehin mendimin për emrin e zgjedhur, reagimi në fytyrë i tradhton. Prandaj më mirë mbajeni sekret emrin.

Ju mund të jeni pak supersticioz. Njerëzit kanë tendencë që emrin ta lidhin me një kuptim dhe mbase kuptimi i emrit të fëmijës tuaj nuk mund të jetë edhe aq i këndshëm. Nëse ju jeni supersticioz do të mërziteni për emrin që i keni vendosur fëmijës tuaj. Për disa, është tepër e rëndësishme që emri i fëmijës të jetë i veçantë. Pra, nëse keni zgjedhur një emër të veçantë dhe jo shumë të dëgjuar, është mirë ta mbani sekret.