Aktualitet

Në burg me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e 34-vjeçares!

Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares Dorina Sejdini, e cila u dërgua në burg me foshnjën.

Vendimi u dha nga Edvan Veçani, ndërsa në lidhje me rastin pati reagime si nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ashtu dhe nga Avokati i Popullit, Endri Shabani të cilët u njoftuan për rastin përmes raportimit të lajmit në Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.

Nënë e tre fëmijëve të mitur, njëri prej të cilëve i sëmurë, gruaja u arrestua me të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit dhe u dërgua në burgun e Pojskës bashkë me foshnjën 7 muajshe pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.