Showbiz

E motra e thotë publikisht: “Kim Kardashian është e ligë”

Mesa duket vazhdojnë mosmarrëveshjet mes Kourtney dhe Kim Kardashian.

Në përmbledhjen e serisë së re të “Keeping up with the Kardashians” priten të rikthehen debatet e ashpra mes Kourtney dhe Kim.

Në promo shfaqet Kortney e irrituar e cila shprehet se dëshiron që seriali i tyre të përfundojë dhe se Kim Kardashian është vërtetë e ligë.

Nga ana tjetër Kim thotë se Kourtney me këtë sjellje do të pushohet shumë shpejt nga puna ndërkohë që mamaja e tyre e ka të pamundur të shuajë debatet mes motrave.