Bota Celebrities

E njohur si “gruaja mace” dhe për kirurgjinë ekstreme, ndahet nga jeta Jocelyn Wildenstein

E njohur me nofkën Catwoman, “gruaja mace”, për shkak të operacioneve të saj të shumta plastike, Jocelyn Wildenstein ndërroi jetë natën e Vitit të Ri (31 dhjetor) në moshën 84-vjeçare.

Lajmin e për vdekjen e 84-vjeçares e bëri të ditur partneri i saj Lloyd Klein, duke thënë se mbylli syt përgjithmonë nga një emboli pulmonare.

Wildenstein shpesh i mohonte ndërhyrjet estetike duke thënë se “sytë me formë si të maces” për të cilat ishte aq e famshme, ishin gjenetike apo se modeli i flokëve i ndryshonte pamjen.

Gruaja 82-vjeçare nga Zvicra ka thënë gjithmonë se njerëzit i kanë ndryshuar fotot e saj me Photoshop dhe për të vërtetuar këtë gjë, ka postuar një foto kur ishte 15-vjeçe.

Këtu jam unë, në një kurs baleti në Zvicër, kur isha 15 vjeçe, kështu që boll spekuluat me imazhin tim. I them mediave që të ndalen! Dhe i them që të mos i ndryshojnë fotot e mia me Photoshop. Mjaft postuat foto të rreme të miat. Së shpejti, do të shikoni fytyrën time të vërtetë në televizor.