Në Vankuver të Kanadasë do të luhet sonte në orën 22:00 ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ve të Botërorit mes Zvicrës dhe Kolumbisë. Dueli vlerësohet mes dy përfaqësueseve të barabarta, ndërsa sipas koeficientëve latinët kanë një epërsi të lehtë. Ata e nisën si një kombëtare me rrugëtim të shkurtër, por po rezultojnë surpriza e këtij Botërori.
Sytë dhe shpresat e helvetëve janë te Manzambi, 20-vjeçari i cili po rezulaton surpriza e këtij sezoni. Në prag të duelit trajneri i Zvicrës Murat Yakin nuk i kurseu lëvdatat duke thënë se ‘Manzambi është një lojtar i gjithashëm, me cilësi dhe potencial shumë të madh’.
Katërshja sulmuese zvicerane e përbërë nga Manzambi, Breel Embolo, Dan Ndoye dhe Ruben Vargas ka qenë në formë të shkëlqyer, duke shënuar tetë nga nëntë golat në këtë Botëror. Nga ana tjetër Kolumbia krenohet me Luis Diaz, por edhe James Rodriguez, ndërsa vlen të theksohet se këtë Botëror kanë pësuar vetëm 1 gol, duke ndërtuar një mbrojtje ‘bunkier’.
Në prag të duelit trajneri i Kolumbisë Nestor Lorenzo u shpreh se ‘ka në dispozicion lojtar të shkëlqyer, të cilët dinë të diktojnë rimtin e ndeshjes’.