Sport

E pazakontë, java e parë e Serie A dhe nuk u regjistrua asnjë penallti!

Sezoni 2025-2026 i Serie A nisi me një fakt të pazakontë: në javën e parë nuk u akordua asnjë penallti. Ky trend tregon një ndryshim të dukshëm krahasuar me vitet e kaluara, ku penalltitë ishin më të shpeshta dhe shpesh të diskutueshme.

LEXO EDHE: Shumë surpriza në listën e Gjermanisë! Nagelsman lë jashtë Sane: Nuk pres mrekulli prej tij!

Qëllimi është të reduktohen rastet e “rigorinëve” të diskutueshëm dhe të sigurohet që penalltitë të jepen vetëm për shkelje të qarta. Në sezonin 2019-2020 u dhanë 186 penallti, ndërsa në sezonin e kaluar ky numër ra në 104, një rënie e ndjeshme që pasqyron përpjekjet për të përmirësuar vendimmarrjen e arbitrave.

 LEXO EDHE: Skandal në Premier League! Hetuesi suedez ngre akuza të rënda: Futbollistë të njohur kanë trukuar ndeshje dhe kanë përfituar nga bastet e paligjshme!
Xhanluka Roki, drejtor i arbitrave të Serie A dhe B, ka theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave dhe shmangies së vendimeve të diskutueshme. Trajnimi i arbitrave dhe përdorimi i teknologjisë janë disa nga masat që synojnë vendime më të sakta dhe të drejta. Ky trend tregon përkushtimin e futbollit italian për të përmirësuar cilësinë e lojës dhe për të siguruar që vendimet e arbitrave të jenë të bazuara në rregulla të qarta, duke shmangur polemikat dhe duke rritur drejtësinë në fushë.