Botë e Çuditshme

E pazakontë, një pëllumb rozë befason banorët e një qyteti në Angli!

Njerëzit në West Midland, Angli, kanë mbetur të befasuar pasi kanë pikasur një pëllumb ngjyrë rozë. Sipas medieve të huaja, studentja, 17-vjeçare, Rabia hasi këtë shpend në Solihull dhe i bëri një foto.

Unë thjesht isha e magjepsur nga zogu dhe familja ime gjithashtu është e magjepsur.

Rabia thotë se nuk i ka edituar fotografitë dhe që pëllumbi dukej kështu siç po shihet. Një zëdhënës nga një organizatë për studimin e shpendëve sugjeroi se një palë e tretë duhet të ketë qenë e përfshirë, pasi pa diçka të ngjashme te një zog rozë që u pa në Bournemouth.

Ky pëllumb është ngjyrosur, nuk ka dyshim për këtë. Nuk është e padëgjuar që pëllumbat e bardhë të ngjyrosen nga pronarët e tyre për t’u përdorur në shfaqjet magjike apo edhe dasma ku do të lirohen, pastaj të kapen përsëri. Kjo është hera e pare që dëgjojë për një që arratiset në publik.