Një tjetër krim në familje u shënua pak çaste më parë në Durrës. Pak orë nga ngjarja e rëndë në Rrëshen ku burri i divorcuar vrau me automatik ish gruan dhe vëllanë e saj, një tjetër grua vritet nga bashkëshorti i saj. 63 vjeçari, Ruzhdi Tosuni ka goditur për vdekje me levë 59 vjeçaren, brenda në dyqanin ku tregtonin metrazhe. Mësohet se mes çiftit ka pasur më parë debate të ashpra.