Aktualitet

Jashtë protestë, nis seanca plenare në Kuvend! Mungojnë deputetët e PD

Ka nisur në Kuvend seanca e radhës plenare, teksa para Parlamentit janë mbledhur protestuesit që kërkojnë largimin e Qeverisë dhe gjithë klasës politike aktuale.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur në seancë. Edhe disa prej deputetëve demokratë që shkuan në Kuvend, u kthyen sërish në selinë e PD-së.