Gossip

“E shpëtova dhe nuk pendohem, por…” Mateo flet hapur për Brikena Selmanin pas imunitetit në BBVIP 5!

Pas situatës së krijuar me Brikena Selmanin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Mateo ka folur hapur në dhomën e rrëfimit për vendimin e tij për t’i dhënë imunitet banores dhe për ta nxjerrë nga rreziku i televotimit.

Ai theksoi se veprimi i tij ishte plotësisht i menduar dhe se nuk ndjen asnjë keqardhje për zgjedhjen që bëri, pavarësisht reagimit të Brikenës.

Sa i përket shpëtimit që i bëra, nuk jam bërë pishman. Bëra atë që doja unë, edhe pse nuk pati mirënjohje për gjestin. Unë i dhashë imunitet, një ‘faleminderit’ do të mjaftonte, por s’ka problem

-u shpreh Mateo.

Ai u bë pjesë e shtëpisë së BBVIP 5 të shtunën, ndërkohë që mes tij dhe Brikenës ekziston një e kaluar e përbashkët.

Sipas deklarimeve të Mateos, ata kanë qenë në një lidhje disa vite më parë, ndërsa Brikena ka pohuar se mes tyre ka pasur vetëm disa shkëmbime mesazhesh.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Brikena refuzoi fillimisht të futej në Akuarium, si pjesë e lojës së zgjedhur nga Mateo, duke lënë të kuptohet se reagimi i saj ishte i qëllimshëm.

Marrëdhënia mes dyshes mbetet ende e paqartë dhe pritet që në ditët në vijim të dalin në pah më shumë detaje rreth raportit të tyre brenda këtij edicioni të Big Brother VIP.