Bota

Ebola në Kongo, 2 viktima

Tre pacientë me Ebola u larguan nga një qendër trajtimi në Kongo nga familjet e tyre me preteksin për t’i dërguar në kishë. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se dy prej pacientëve vdiqën më vonë ndërsa i treti u rikthye në qendrën e trajtimit. Kjo paraqet një sfidë të re për punonjësit e shëndetësisë në Kongo, që po luftojnë për të ndaluar përhapjen e sëmundjes ngjitëse. Ebola nuk ka deri tani asnjë kurë.