Showbiz

Ed Sheeran martohet në një ceremoni të fshehtë me vetëm 40 të ftuar

Këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran përgjatë gjithë vitit të kaluar aludohej se ishte martuar në fshehtësi në shtëpinë e tij në Angli.

Duket se kjo nuk kishte ndodhur deri në muajin dhjetor. Burime pranë “Daily Mail” konfirmuan se artisti ka lidhur kurorë në një ceremoni krejtësisht private ku të ftuar ishin vetëm familjarët e çiftit dhe vetëm shumë pak nga miqtë e tyre.

Ai dhe partnerja e tij 26-vjeçare Cherry Seaborn njihen që në gjimnaz dhe prej vitesh kanë mbajtur një shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin.