Këngëtari i famshëm Ed Sheeran po korr një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij të fundit “No.6 Collaborations” i cili përfshin bashkëpunime me 22 artistë të njohur të muzikës.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është publikuar, ky album ka rrëmbyer menjëherë kreun e klasifikimit britanik si albumi më i mirë i momentit.
28-vjeçari është mjaft i lumtur për këtë arritje dhe këtë gjë e vunë re edhe fansat e tij që ishin të pranishëm në një prej koncerteve të turneut muzikor të këngëtarit.