Këngëtari i famshëm britanik Ed Sheeran ka vendosur të provojë veten edhe në aktrim.
27-vjeçari është protagonist në një film komedi që do të publikohet së shpejti.
Edhe pse nuk është i qartë roli i tij në këtë film, ngjarja zhvillohet në kohën e sotme por në një botë paralele ku grupi “The Beatles” dhe muzika e tyre nuk ka ekzistuar kurrë.
Ky projekt kinematografik është një bashkëpunim mes producentëve Danny Boyle dhe Richard Curtis.