Showbiz

Ed Sheeran thyen rekordin e U2 me turneun “Divide”

Këngëtari britanik Ed Sheeran vazhdon të mbetet Nr.1.

Ai sapo ka thyer një tjetër rekord këtë herë një ndër më të rëndësishmet në historinë e muzikës.

Turneu i tij “Divide” është renditur i pari për nga fitimet duke thyer atë të “U2” me turneun 360.

Ed Sheeran sapo grumbulloi plot 607 milion dollarë të ardhura nga shitjet e biletave duke e bërë turneun e parë më të ndjekur në histori.

Këtë rekord e ka mbajtur grupi i rrokut “U2” që prej vitit 2011 me 605 milionë dollarë fitime. Sa i përket 28-vjeçarit këto të ardhura mund të shumëfishohen pasi turneut i kanë mbetur edhe 11 shfaqje të tjera.