Holanda i është bashkuar Irlandës duke thënë se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës Eurovision 2026 nëse Izraeli merr pjesë në këtë ngjarje, duke pasur parasysh shkallën e vuajtjeve në Rripin e Gazës. Një ditë më parë, transmetuesi publik irlandez RTE tha se pjesëmarrja izraelite ishte ‘e paarsyeshme’ duke pasur parasysh ‘humbjen e tmerrshme të jetës në Gaza’. AvroTros njoftoi se mori parasysh numrin e madh të gazetarëve të vrarë në Gaza kur vendosi të bojkotojë garën e vitit 2026, e cila u ndoq nga 166 milionë njerëz në televizion këtë vit, në rast se Izraeli merr pjesë në garë.
Izraeli mohon se po i shënjestron qëllimisht gazetarët në enklavën bregdetare. Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili organizon eventin, tha se e kuptonte ‘shqetësimin’ dhe po konsultohej me të gjithë anëtarët e EBU-së. “Ne po vazhdojmë të angazhohemi me të gjithë anëtarët e EBU-së për të mbledhur pikëpamje se si të merremi me pjesëmarrjen dhe tensionet gjeopolitike që rrethojnë Festivalin e Këngës në Eurovision”-tha drejtori Martin Green në një deklaratë.
Transmetuesi shtetëror irlandez RTÉ ka deklaruar gjithashtu se nuk do të marrë pjesë në Konkursin Evropian të Këngës Eurovision 2026 “nëse merr pjesë Izraeli”. Në një deklaratë, RTÉ tha se pjesëmarrja e Irlandës në këtë ngjarje “do të ishte e papranueshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza”. Irlanda e ka fituar konkursin gjithsej shtatë herë, herën e fundit në vitin 1996. RTÉ do të marrë një vendim përfundimtar sapo organizatorët e Eurovisionit, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (EBU), të kenë marrë vendimin e tyre.