Showbiz

Edhe Justin Bieber paditet për 1 foto

Duket se vala e padive për të drejtat e autorit po prek shumë personazhe të famshëm.

Këtë herë pas Jennifer Lopez është edhe këngëtari Justin Bieber që duhet të paraqitet në gjykatë pasi është akuzuar nga një fotograf për të drejtat e autorit.

Kjo padi vjen pak kohë pasi kanadezi ka postuar në Instagram foton e tij ku shfaqet duke dalë nga makina së bashku me miqtë, një postim i datës 13 mars.

Sipas tabloidit “Barbera”, 25-vjeçari ka kryer riprodhim të paautorizuar të fotos nën autorësinë dhe regjistrimin e tij.