Showbiz

Edhe pak orë na ndajnë nga publikimi i projektit më të ri muzikor nga Ariana Grande

Gjithçka që ajo bën në aspektin profesional që pas “Thank you, next” pritet me padurim nga fansat dhe publiku në mbarë botën.

Pak orë më parë këngëtarja 25-vjeçare ka konfirmuar publikimin e projektit më të ri muzikor, “Imagine” që do të dalë në të gjitha platformat dixhitale mbrëmjen e së enjtes.

“Thank you, next” mbetet ende një hit i jashtëzakonshëm që ka thyer rekordet e shikueshmërisë në Youtube, Shazam dhe iTunes ndërkohë që “Imagine”, pjesë e albumit “Sweetener” pritet të ketë të njejtin sukses.