Gossip Showbiz

Edhe pse ish-president i SHBA-ve, gruaja e Barack Obamas zbulon vesin e tij më të keq!

Michelle Obama ka shpërndarë disa detaje të martësës së saj me Barack Obama, duke theksuar se martesa nuk është gjithmonë e lehtë dhe kërkon punë dhe pranimin e të metave të partnerit.

Në episodin e parë të podcast-it të saj dhe vëllait, Craig Robinson, “IMO”, Michelle zbuloi se çfarë e acaron më shumë te bashkëshorti i saj, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Ajo tregoi se një nga aspektet që e shqetëson më shumë është vonesat e Barack, duke shtuar se ai ka pasur vështirësi me përpjekjet për të qenë i përpiktë.

Barack duhej të përshtatej me atë që unë konsideroja të qenit i përpiktë

– tha Michelle, duke bërë shaka se ai është “me kohën e ishullit”, duke iu referuar prejardhjes hauaiane të ish-presidentit.

Michelle dha një shembull konkret për vonesat e tij, duke treguar se ai shpesh vonohej duke shkuar në tualet pikërisht kur ishte koha për të dalë.

Thosha ‘ore, nisja në orën 3 do të thotë që i ke mbaruar të gjitha, mos nis të kërkosh për syzet në orën 3’

Megjithatë, Michelle theksoi se pas 30 vitesh martesë, Barack ka përmirësuar sensin e tij të kohës, duke shtuar se kjo ka ardhur me kalimin e viteve dhe “duhet të përshtatesh”.

Nga ana tjetër, vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, duket se kanë mësuar nga gabimet e të atit dhe i shmangin vonesat.