Health & Beauty Lifestyle

Efekti i botox-it dhe rëndësia e tij?

Trajtimi me botoksin është duke fituar popullaritet gjithnjë e më shumë mes të rinjve, pasi ofron një zgjidhje të shpejtë për parandalimin e rrudhave në ballë dhe rreth syve. Sipas ekspertëve, aplikimi i një doze të vetme mund të ndihmojë në bllokimin e krijimit të rrudhave dhe në përmirësimin e mimikës së fytyrës.

Dr. Camilla di Pasquali, drejtoreshë e një qendre estetike, thekson se megjithëse Botox është një nga procedurat më të zakonshme, kërkon masa paraprake. Para trajtimit, është e rëndësishme të shmangen disa barna anti-inflamatore dhe të komunikohen të gjitha alergjitë me mjekun. Pas aplikimit, pacientët duhet të shmangin çdo aktivitet që ndikon në lëvizjen e kokës për të paktën tre ditë, si dhe të evitohen eksfoliantët mekanikë.

Përfitimet e Botox-it përfshijnë reduktimin e rrudhave dinamike dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Ky trajtim ndihmon gjithashtu në kontrollin e djersitjes së tepërt në fytyrë dhe zona të tjera. Efekti i tij zgjat rreth katër muaj, por përfitimet mund të vazhdojnë deri në gjashtë muaj.

Në rast të dëshirës për tu “kthyer prapa”, Dr. Pasquali thekson se Botox nuk ka një antidot, por efektet e tij fillojnë të zbehen pas dy muajsh, duke rikthyer ngadalë lëvizshmërinë e fytyrës. Ajo nënvizon rëndësinë e konsultimit me profesionistë të kualifikuar për të siguruar rezultate të natyrshme dhe të sigurta.