I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Bernard Hulme, i cili e përfundoi rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri prime-in e së shtunës. Bernardi foli më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, si dhe ka dhënë mendimin e tij për disa nga banorët brenda shtëpisë…
Si të duken çiftet brenda shtëpisë, Jozi me Loredanën dhe Egli me Gjestin?
Loredana ka ndjenja për atë djalë, e kam mbështetur me sa kam pasur mundësi, çdo këshillë ka qenë e barabartë me ato që do i jepja vajzës sime. Për Loredanën më vjen keq nëse nuk arrin ta menaxhojë këtë situatë siç duhet. Këshilla ime është që të ndjekë zemrën, sepse nëse bëhet cikla-cikla do i marrin banorët e tjerë dhe do i rindërtojnë.
Gjesti është një karakter shumë energjik, më kujton vajzën time të vogël. Egli po kalon një fazë në lidhje me izolimin dhe strategjinë e saj. Me ardhjen e Gjestit ka parë një spirancë ku mund të mbahet. Më shumë Egli po e përdor lidhjen e saj se sa Gjesti. Më duket se Gjesti ka filluar të kuptojë që Egli e ka për lojë dhe kjo mund të justifikojë ftohtësinë e tij. Egli e ka aftësinë për t’u shtirur.