Pas zhdukjes së disa projekteve muzikore nga platforma YouTube, këngëtarja Egli Tako ka reaguar për herë të parë, duke dhënë një sqarim të sinqertë për fansat e saj të shumtë.
Në një deklaratë publike në rrjetet sociale, Egli thekson se nuk ka qenë autore e këngëve të fshira dhe për këtë arsye nuk gëzon të drejta pronësie mbi to.
Këngëtarja shpjegon se fshirja e projekteve është bërë për arsye personale të Fifit – bashkëpunëtores dhe autores së këngëve – dhe se nuk ka qenë një vendim i saj.
Bëhet fjalë për këngët “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”, të cilat u pëlqyen shumë nga publiku, por u hoqën përkohësisht nga platforma.
Unë jam e ftuar në këngë njësoj si DJ Gimi – O. Është një bashkëpunim ku të drejtat i takojnë autorit, në këtë rast Fifit
– shprehet Egli. Ajo shton se, pavarësisht dëmtimit të mundshëm profesional, zgjedh të jetë mirëkuptuese dhe njerëzore në këtë situatë.
Këngëtarja thekson gjithashtu se vendimi për të ndarë rrugët menaxheriale me Fifin është marrë me mirëkuptim të ndërsjellë, për të shmangur keqkuptime apo aludime të panevojshme, duke respektuar faktin që të dyja i përkasin të njëjtës fushë artistike.
Ju dua shumë dhe gjatë këtij muaji do të shihemi me surpriza të bukura dhe shumë muzikë